Kantina:

Në Agroturizëm Gjepali 80 për qind e verërave që gjenden në kantinë, janë shqiptare, ndërsa 20 për qind janë të huaja dhe më të mirat.

Restoranti ka një etiketë të vetën, që e sugjeron shpesh dhe është sheshi i zi, një verë që përfaqëson zonën. Gjithashtu kemi edhe një koleksion me raki dhe liker nga më të mirët që prodhohen në Shqipëri.

Turistët e huaj do të gjejnë këtu gjithçka autentike shqiptare.

Ata do të provojnë ushqime të zonës, pije të zonës dhe mbi të gjitha do të dalin nga ne me një shije origjinale.

Qëllimi ynë është edhe të promovojmë dhe të informojmë rreth kuzhinës tradicionale shqiptare.