Agroturizëm Gjepali
Agroturizëm Gjepali është trashëgimi e një historie të gjatë prej 6 gjeneratash.
Familja jonë ka qenë gjithmonë e lidhur me tokën. Të parët e mi e kanë trajtuar atë me dashuri duke e punuar dhe duke marrë prej saj më të mirën e mundshme.
Vitet ’40 kanë shënuar kulmin e prodhimtarisë, kur edhe gjyshi, Elez Gjepali ka zotëruar hapësirë të konsiderueshme territoriale.
Natyra & Hoteli
Agroturizëm Gjepali është i vendosur buzë lumit Erzen, i rrethuar nga gjelbërimi në fshatin Gjepalaj të Shijakut. Ky është vendi ideal për yoga dhe për t’u qetësuar në terrenin e gjelbër përball restorantit. Në këtë hapësirë mbizotëron qetësia.