Kuzhina jonë
Kuzhina është ideuar dhe mban firmën e Fundim Gjepalit.
Nëpërmjet intuitës, dijes dhe eksperiencës ai ka sjell në tryezë të gjitha pjatat me fantastike dhe më me shije të familjes dhe të traditës sonë.
Recetat janë më moderne, ndërsa baza mbetet, tradicionale.
Theksojmë se gjithçka në kuzhinë është e freskët, sezonale, që do të thotë, çdo stinë ka produktet e veta, duke iu përshtatur kohës dhe duke qëndruar te çmimet ekonomike. Produktet që përdoren në restorant janë 100 për qind prodhime të zonës.